“Jam në gjyq me dy persona”, Sara nis betejën ligjore: Kam punuar me ta

26 Maj 2024, 09:29Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Sara Gjordeni

Sara Gjordeni, ish-banore e Big Brother Vip, ka deklaruar se është në proces gjyqësor me dy persona, pas përfundimit të eksperiencës së saj brenda shtëpisë.

E pyetur nga gazetari i TAR nëse do të ketë një përballje ligjore mes saj dhe Bardhit me ndonjë nga banorët ose persona të tjerë publik, Sara Gjordeni u shpreh:

“A sa mirë që bëhet kjo pyetje se i bie që janë të ndërgjegjshëm njerëzit që unë mund ta bëj këtë gjë, sepse e meritoj ta bëj këtë gjë?”.

Për kë?

Aktualisht jam me dy persona me fillimet e një procesi gjyqësor. Me dy persona që e kishin marrë shumë seriozisht këtë sulmin. Njerëz me të cilët unë kam punuar.

A do t’i zbulojë?

Jo, absolutisht jo. Por ka njerëz që e kanë tepruar jashtëzakonisht shumë.

 


Video