Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Gazetari Sokol Xhihani zbuloi një prapaskenë në lidhje me Zvonimir Boban, një nga emrat e mëdhenj që është i pranishëm në “Air Albania” për të shijuar nga afër Roma-Feyenoord, finalen e Conference League.
Kroati i famshëm, i cili mban postin e shefit të futbollit në UEFA, ka krijuar mbresa të veçanta nga Shqipëria dhe njerëzit këtu.
“Tirana qenka qytet shumë i bukur, e meriton një finale të tillë. Mbresat më të mëdha i kishte për Tiranën: qytet fantastik dhe njerëz të dashur”, ka thënë ish-lojtari i njohur i Milanit sipas gazetarit.
Finalja Roma-Feyenoord do të nisë në orën 21:00.