Mijëra tifozë të Romës kanë zbarkuar sot në Rinas për të qenë prezente në finalen e Ligës së Konferencës, ku ekipi i tyre do të përballet me Feyenoord në "Air Albania" në orën 21:00.
Shumë prej tyre e kanë për herë të parë që vizitojnë Shqipërinë, teksa janë të emocionuar për këtë finale të rëndësishme ku do të marrë pjesë ekipi i tyre.
Gjatë prononcimeve për mediat, një prej tifozëve ka shprehur dëshirën për të qendruar në Shqipëri nëse gjen një vajzë të bukur.
"Jam pak i frikësuar se është finale, jam shumë i emocionuar, kemi punuar shumë fort për të gjithë sezonin, do të kthehemi pas ndeshjes, hera e parë në Shqipëri. Nëse do të gjesh një vajzë të bukur, do të rrije në Shqipëri? Pse jo", shprehet tifozi i Romës.