Duket se në Partinë Demokratike ka shumë simpatizantë të holandezëve. Pas ish-kryetarit Lulzim Basha dhe deputetes Flutura Açka, të cilët bëjnë një jetë mes Shqipërisë dhe Holandës, duket se fans i "tulipanëve" është dhe kreu i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj.
Pak orë para finales së Likës së Konferencës, ai është fotografuar në pedonalen e Tiranës, aty ku janë vendosur tifozët e Feyenoord. Enkelejd Alibeaj shfaqet i veshur me një këmishë sportive dhe atlete, teksa nuk e ndan as cigaren.
Finalja e Ligës së Konferencës, Roma-Feyenoord do të luhet sot në orën 21:00 në "Air Albania", teksa tifozët prej dy-tre ditësh gumëzhojnë në kryeqytet duke festuar me këngë dhe birra, por nuk kanë munguar as përplasjet e dhunshme.

