Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Tifozët holandezë janë grumbulluar në rrugën “Mustafa Matohiti”, e njohur gjerësisht si “Rruga e Salës” për arsyen se aty jeton edhe ish-kryeministri Sali Berisha.
Ashtu siç iu ka “hije”, tifozët holandezë prej ditës që djeshme po festojnë me birra dhe këngë finalen e Tiranës, ndërsa nuk kanë munguar edhe episodet, si ngacmimet që ata iu kanë bërë gazetareve.
Gazetarja e Klan News, Glidona Daci, është hasur me një situatë të pazakontë, pak përpara se të futej në raportim live. Një tifoz holandez i është afruar edhe e ka puthur në faqe.
Më pas, i kërkon që të formojnë me duar një zemër. E gjithë situata është pritur me humor, ndërkohë tifozi duket shumë i ekzaltuar pas puthjes.