Aurela Gaçe tregon momentin më të vështirë në jetë: Çfarë ndodhi 16 vite më parë

24 May 2022, 21:36Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aurela Gaçe tregon momentin më të vështirë në
Aurela Gaçe

Aurela Gaçe është njëra nga këngëtaret që pëlqehet më shumë nga publiku shqiptar. Por jo gjithçka ka qenë fushë me lule për këngëtaren e talentuar.

Aurela ka treguar për herë të parë momentin e saj më të vështirë në karrierë, për shkak se ishte duke humbur zërin e saj. "Kuptova se diçka sot e ke nesër mund të mos e kesh", ka thënë Aurela. Prej 16 vitesh Aurela ka qenë nën ndihmën e doktoreshës së huaj Gwen Korovin në New York. Artistja e falënderon dhe tregon mirënjohjen ndaj doktoreshës që arriti t’i shpëtonte zërin e saj. Gaçe postoi një foto në rrjetet sociale duke pozuar krahë Gwen dhe mbi të shkroi:

“Pacientja e saj prej 16 vitesh.

Gjatë një periudhe të vështirë timen me kordat vokale #vocalcords , ishte takimi me të që më bëri të kuptoj shumë mbi diçka që e ke edhe nesër mund të mos e kesh.

Sa herë jam në New York, patjetër të jem nën kontrollin e saj.

Faleminderit doktoresha që më shpëtove zërin tim. Nuk mund të jetoj pa muzikën time dhe faleminderit që u kujdese kaq mirë për mua. Të kam takuar në periudhën më të vështirë dhe ja ku jam duke performuar akoma më fortë.

Kur hyn në zyrën e saj, muret janë plot falënderime, nga artistët më të mëdhenj të muzikës pop, rock, jazz, opera, artistë të Brodway prezantues etj. Nuk arrita ti xhiroj gjithë muret e historisë së saj, por ndihem me fat që e kam mundësinë të jem nën kujdesin e saj!”

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Aurela Gace (@aurelagaceofficial)

 


Video