Nga "Çik e Malësis" tek Floriana Garo, si u veshën VIP-at në dasmën e Arminës dhe Shkëlzenit (FOTO)

26 September 2022, 16:32Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Nga "Çik e Malësis" tek Floriana Garo, si u veshën
VIP-at shqiptarët

Mbrëmjen e kësaj të diele që kaloi, Shkëlzen Berisha dhe Armina Mevlani kurorëzuan dashurinë e tyre 9-vjeçare në një dasmë përrallore me rreth 300 të ftuar që duket të jetë dasma e vitit.

Dyshja zgjodhën ta realizonin ceremoninë e tyre në natyrë, ku nuk mungoi edhe darka me shumë surpriza. Mesa duket Armina dhe Shkëlzeni janë shumë tradicional dhe këtë e treguan nga ushqimi tek kërcimet në festën e tyre.

Në këtë ditë të veçantë me to gëzuan edhe shumë VIP-a. Krahas personazheve të njohur të ekranit, nuk munguan dhe shumë figura politike. Dalina Buzi, Ermal Mamaqi, Amarda Toska, Rudina Hajdari, Julian Deda, Valdrin Sahiti, Olta Gixhari, Agnesa Vuthaj, Floriana Garo, Erla Mëhilli, Albana Vokshi ishin vetëm disa nga të ftuarit.

Çfarë u vu re tek ato ishte veshja që kishin zgjedhur, ku pjesa dërrmuese ishin me fustane ose kostume në ngjyrë të zezë. Nuk mund të themi se ky ishte kodi i veshjes, pasi ndonëse dominoi kishte të ftuar të tjerë që mbanin veshur edhe ngjyra të tjera.

 



Video