"Sa toksike je", Icardi publikon mesazhet private me Wanda Nara: Do më kontrollosh jetën edhe tani që jemi ndarë

26 Shtator 2022, 09:33Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Lidhja mes Mauro Icardit dhe Wanda Nara vazhdon të diskutohet. Tri ditë pas njoftimit të ndarjes mes showgirl-it dhe sipërmarrëses argjentinase me ish-kapitenin e Interit, i njëjti lojtar publikoi disa biseda private që ka pasur me ish-bashkëshorten në orët e fundit.

Sulmuesi i Galatasaray bën të ditur, në mënyrë mjaft befasuese, tri histori në Instagram, në të cilat përpiqet të tregojë se, pavarësisht njoftimit, Wanda Nara ishte ende në kërkim të kontakteve me të. Një situatë, kjo mes të dyve, e cila dukej e pakthyeshme derisa ato histori u zhdukën, u fshinë dhe u shfaqën të tjera.

Madje Icardi publikoi edhe një videotelefonatë. “Je beqare, ose thua se je, por je helmuese”, – shkroi Maurito, duke postuar në profilin e tij në Instagram pamjen e parë të bisedës me Wandën. Në një histori tjetër, të postuar pak çaste më vonë, argjentinasi tregon se çfarë i shkruan Wanda.

Gruaja e tij (ose ish-gruaja) e pyet se ku ishte dhe pse kishte vendosur të dilte në vend që të flinte me njërin nga fëmijët. Lojtari i Galatasaray përgjigjet, mjaft i mërzitur, se nuk ka pse të japë shpjegime, ngaqë ishte Wanda që e la atë.

Më pas Icardi shton me një dozë të mirë ironie: “Tani do të më menaxhosh jetën edhe kur je e ndarë?” “Sepse je gënjeshtar, i martuar dhe beqar”, – ishte përgjigja e shfrenuar e Wanda Narës. “Ne jemi njësoj”, – replikon ish-lojtari i Interit në një histori që gjithnjë e më shumë merr konturet e të paparashikueshmes.

Sherri mes të dyve vazhdon padyshim me Narën, e cila pa frena dhe mjaft nervoze i përgjigjet: “Nuk dëshiron të më thuash pse ke dalë? Ok, më keq për ty”. Përgjigja e Icardit duket se dëshiron ta shtojë dozën: “Sa toksike je!"

Nuk kalojnë më pak se dhjetë minuta, të cilat ngjajnë shumë me “gurin e varrit” të marrëdhënies së Wandës dhe Mauritos, kur sulmuesi, tashmë në Turqi, publikon një foto të një videotelefonate që ka pasur me Wandën pak çaste më parë dhe që thotë "Të dua Toxi".

Nga profili i lojtarit, historitë e mëparshme u zhdukën dhe u shfaqën tri të tjera krejt të reja, me këtë finish që mbylli një lidhje të ndërlikuar dhe kurioze dashurie.

Video