Dasma e Arminës dhe Shkëlzenit, detaji i veçantë në menu që mori vëmendje

26 Shtator 2022, 08:04Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Armina dhe Shkëlzeni kanë qenë qendra e vëmendjes ditën e djeshme kur kurorëzuan në martesë dashurinë e tyre 9-vjeçare. Dasma me mbi 300 të ftuar ka mbledhur personazhe të njohur të ekranit e politikës.

Mes shumë detajeve të veçanta dhe interesante ka marrë vëmendje një detaj që lidhet me ushqimin.

Xing.al ka arritur të sigurojë disa foto nga pjatat e servirura, të cilat kanë një veçanti dhe duke qenë se dasma po kremtohet në një agroturizëm i është vënë theksi ushqimit tradicional shqiptar.

Lugët janë prej druri dhe enët njëpërdorimëshe. Siç shihet edhe nga fotot ushqimi duket të jetë ndryshe nga dasmat e tjera, ç’ka e ka bërë të veçantë përzgjedhjen e Arminës mbi pjatat që do u serviren dasmorëve.

Video