Armina dhe Shkëlzeni të veshur me kostumin e traditës së Tropojës (VIDEO)

25 Shtator 2022, 23:01Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Pamje nga dasma

Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha kanë kurorëzuar këtë mbrëmje dashurinë e tyre.

Në një video nga dasma, duken Armina dhe Shkëlzeni teksa janë veshur me kostumin tradicional të Tropojës dhe hedhin valle, ndërsa nuk mungon edhe daullja.

Ceremoninë e dasmës e çeli babai i dhëndrit, ish-kryeministri Sali Berisha i cili tha se një ceremoni e tillë s’ka nevojë për shumë fjalë.

Ai i uroi bekimet e zotit çiftit të ri, Arminës dhe Shkëlzenit të cilët sonte i dhanë fund beqarisë.

 

Video