Ministrja e Ramës godet sërish me "perlat" e saj: Ka aplikues që nuk kanë aplikuar

16 May 2022, 21:21Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ministrja e Ramës godet sërish me "perlat" e saj: Ka
Bora Muzhaqi

Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi njihet për "gafat" që bën gjatë fjalimeve të saj, madje në një intervistë ajo ka deklaruar se qesh dhe vetë kur i dëgjon ato.

Lapsusi i radhës i saj ka qenë gjatë raportimit në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, lidhur me projektet e bashkisë për fëmijët dhe të rinjtë. Ministrja deklaroi se ‘ka aplikues që nuk kanë aplikuar’, por e kuptoi në kohë që u bë "lëmsh" dhe e korrigjoi lapsusin e saj.

“Unë të paktën që në momentin që kam marrë këtë detyrë e kam marrë këtë detyrë për të ngritur zërin për fëmijët dhe të rinjtë. Dhe pavarësisht se çfarë drejtimi politik ka kryetari i bashkisë së Shkodrës së Lezhës. Njëri është një aplikues që po ndërton qendrën rinore dhe tjetri është aplikues që nuk ka aplikuar. Jo aplikues praktikisht”, u shpreh ministrja.


Video