Modelja shqiptare revoltohet me Joe Biden dhe Bill Gates, arsyeja

16 May 2022, 15:13Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Modelja shqiptare revoltohet me Joe Biden dhe Bill Gates, arsyeja
Bill Gates dhe Joe Biden

Modelja shqiptare Emina Cunmulaj ka shprehur pakënaqësitë e saj në lidhje me situatën aktuale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vendi ku ajo jeton prej disa vitesh.

Kohët e fundit, ShBA-ja po përballet me mungesë të një produkti që njihet si “Baby Formula”. Ky produkt është ushqim i prodhuar dhe tregtuar për ushqyerjen e foshnjave, sidomos atyre nën 12 muaj. Ai kryesisht gjendet në ambalazh shishe ose kavanoz në formën e pluhurit ose lëngut.

Emina ka reaguar e rervoltuar për këtë mungesë. Në storin e postuar në Instagram, Emina fajëson presidentin aktual të Amerikës Joe Biden, duke shprehur edhe jopëlqimin e saj për të.

“Ndihem keq nga stomaku. Kjo është Amerika me një president që unë as nuk e votova. Faleminderit ju që e votuat, shijojeni presidentin tuaj”– shkruan Cunmulaj.

Më pas, ajo tha edhe dy fjalë për miliarderin Bill Gates duke ironizuar investimet e tij mbi prodhimin e Baby Formula.

“Dhe pse po investon Bill Gates në prodhimin e Baby Formula,”-përfundon “revoltën” e saj Emina.

Modelja shqiptare revoltohet me Joe Biden dhe Bill Gates, arsyejaModelja shqiptare revoltohet me Joe Biden dhe Bill Gates, arsyeja



Video