FOTO/ Eva Murati në një lidhje romantike me djalin e Igli Tares?

16 May 2022, 21:11Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
 

 

FOTO/ Eva Murati në një lidhje romantike me djalin e Igli Tares?
Eva Murati dhe Etien Tare

Moderatorja Eva Murati përflitet se ka nisur një lidhje romantike me Etien Taren, djalin e drejtorit sportiv të Lacios, Igli Tare. Ka qenë Etieni i cili ka pblikuar një foto në InstaStory krah moderatores dhe mbi të shkruan "gjaku i mirë nuk gënjen" duke e shoqëruar me një emoji mbyllje syri. 

Këtë foto e ka ripostuar në profilin e saj në Instagram dhe Eva Murati, dukeshtuar dyshimet se mes tyre ka diçka më shumë sesa thjesht miqësi.

Ende asnjëri prej tyre nuk ka reaguar mbi aludimet për një lidhje romantike mes tyre. Eva Murati ka deklaruar disa herë se ka ndërmend të jetojë në Itali, pasi ka edhe disa oferta pune aty. Etien Tare luan me të rinjtë e ekipit të futbollit të Lacios.

Eva Murati para disa kohësh ishte e lidhur me djalin e ish-kryeparlamentares Jozefina Topalli.

FOTO/ Eva Murati në një lidhje romantike me djalin e Igli Tares?


Video