VIDEO/ Xhemi Shehu do drejtojë një emision në TV Klan? Reagon për herë të parë moderatorja

16 May 2022, 20:30Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
VIDEO/ Xhemi Shehu do drejtojë një emision në TV Klan? Reagon
Xhemi Shehu

E shkëputur prej shumë kohësh nga ekrani, moderatorja Xhemi Shehu u rikthye para disa javësh me emisionin e humorit "Qesh mirë, kush qesh i fundit", të cilin e moderonte bashkë me Salsano Rrapin.

Por, kohët e fundit kanë qarkulluar zëra se ajo mund të marrë përsipër të drejtojë një emision në televizionin Klan. Lidhur me këto aludime ka ardhur një reagim nga vetë moderatorja. 

Ka qenë një nga ndjekësit e Xhemit në Instagram, i cili e ka pyetur atë: “Është e vërtetë që do prezantosh një spektakël të madh në Klan në shtator”. Moderatorja nuk ka dhënë përgjigje por ka publikuar një video duke ecuar, gjë është është nënkuptuar si jo.


Video