Ylli Morina është gjeniu 13 vjecar nga Shkupi i Maqedonisë së Veriut, i cili ishte i ftuar ditën e sotme në emisionin “Vizioni i Pasdites”.
Ylli shoqërohej së bashku me mamanë e tij, Imrane Morina e cila na rrëfeu fillimisht se I biri gjeni “që në moshë të vogël shfaqte interes më shumë për numrat sesa për shkronjat”.
Madje ajo e ka nxitur që të hap një kanal në You Tube dhe të japë leksione për të gjithë që kanë vështirësi në këto dy shkenca ekzakte, leksione që ai i jep në tre gjuhë të ndryshme: shqip, anglisht dhe spanjisht.
Shumë studentë nga trevat shqiptare i kërkojnë ndihmë atij përsa i përket këtyre dy lëndëve, si matematika dhe fizika.
E ëma e Yllit shprehu keqardhjen për sistemet arsimore shqiptare të cilat janë adekuate dhe nuk mund të ndihmojnë të avancojë një nxënës i cili e di drejtimin e tij dhe është i mbikualifikuar, ashtu si Ylli, i cili për shkak të njohurive të tij, ka kapërcyer nga klasa e 6-të në të 8-ën.
I pyetur se çfarë drejtimin do marrë për të ardhmen, 13-vjeçari tha se do vazhdojë me matematikën, ama ëndërr e ka të jetë pjesë e NASA-s.