Aktori i humorit, Irgen Çela ka reaguar për vdekjen tragjike të kolegut të tij, Florind Belliu, i cili i dha fund jetës duke u hedhur nga pallati ku jetonte në New York bashkë me gruan e tij Ornelën dhe lanë pas dy fëmijë të mitur jetimë.
Në një postim në rrjetet sociale, Irgen Çela shprehet i tronditur për ndarjen nga jeta të Florindit. Ai ka postuar foto me aktorin dhe shkruan se nuk do t’i harrojë kurrë kujtimet që ka përjetur me 35-vjeçarin.
“Ma copëtove zemrën shoku im i shtrenjtë. Nuk e besoj që ike kështu bashkë me Ornelën. Nuk më besohet që po bëj këtë status për ty. Je i ngulitur në mendjen time dhe zemrën time për gjith ato kujtime të bukura që kemi bashkë dhe pasionin që ndanim për aktrimin. Ju shkoftë Shpirti në paqe të dyve shoku im i shtrenjtë dhe Zoti i dhëntë forcë familjes tënde në këto momente të vështira”, shkruan aktori Çela.
View this post on Instagram