“Edhe këtë verë me ç’ka na ndodhen”/ Monika Lubonja tregon format, sfidon vajzat e reja me bikini nga Jugu (FOTO)

6 August 2022, 21:34Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Edhe këtë verë me ç’ka na ndodhen”/
Monika Lubonja

Aktorja e njohur, Monika Lubonja ka nisur pushimet në jug të vendit prej nga ku nuk i ka kursyer postimet në rrjetet sociale.

Ajo ka ndarë në Instagram disa foto duke u shfaqur shumë seksi, e veshur me rrobabanjo të verdha. Edhe një herë aktorja, e cila ka festuar këtë vit 54 vjetorin e lindjes, ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve me format e saj.

“Edhe këtë verë me ç’ka na ndodhen”/

“Edhe këtë verë po e kalojmë me ato qe na janë ndodhur, ashtu si na janë ndodhur, në këto 5 dekada, pa shtuar e pa rregulluar. Edhe po ngjau gjë sezonin tjetër, prapë do njihemi”, shkruan ajo krahas fotove të publikuara në rrjetin social, ku mori shumë komente nga më të ndryshmet nga ndjekësit e saj.

“Edhe këtë verë me ç’ka na ndodhen”/

Monika Lubonja është një nga emrat e “showbizz”-it që i kushton gjithnjë shumë rëndësi pamjes së saj. Këtë gjë e vërtetoi edhe gjatë katër muajve që qëndroi në “Big Brother VIP”.

Aktorja ishte thuajse gjithnjë e kuruar, duke i dhënë rëndësinë maksimale veshjes, flokëve dhe “make up”-it. Ajo ka marrë komplimente të shumta për sharmin dhe elegancën, madje jo rrallëherë është cilësuar edhe si një nga banoret më të bukura të shtëpisë së famshme.

“Edhe këtë verë me ç’ka na ndodhen”/

Monika gjithashtu nuk i kursente momentet komike brenda shtëpisë, madje ajo shpesh është bërë virale me kërcimet sensuale me bikini që bënte në shtëpi.

Që pas daljes së saj nga shtëpia e BBV-së, aktorja është shumë aktive në studiot televizive, por dhe në rrjetet sociale./PanoramaPlus

“Edhe këtë verë me ç’ka na ndodhen”/“Edhe këtë verë me ç’ka na ndodhen”/



Video