“Dëgjuam të bërtitura fëmije mama, mama”, publikohen pamjet pasi çifti shqiptar u hodh nga ballkoni, çfarë dyshohet

7 August 2022, 07:59Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Dëgjuam të bërtitura fëmije mama, mama”,
Florind Belliu

Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja tragjike e regjistruar në Bronx të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku çifti shqiptar; aktori Florind Belliu 35 vjeç dhe gruaja e tij Ornela Belliu 28 vjeçe, i dhanë fund jetës duke u hedhur nga kati i gjashtë i një ndërtesës ku banonin, duke lënë jetimë dy fëmijë të mitur 6 dhe 2 -vjeç.

Dyshohet se Florind Belliu ka hedhur fillimisht nga ballkoni i apartamentit ku jetonin prej disa vitesh në New York, bashkëshorten e tij Ornelën dhe është hedhur edhe vetë duke shënuar një tragjedi me dy të vdekur për familjen shqiptare.

Policia është duke e hetur rastin në dy pista dyshimi fillestare: “vetëvrasje e dyfishtë dhe vrasje, pastaj vetëvrasje”.

Trupat e tyre janë gjetur të shtunën në orën 09:15, në një oborr në Cruger Aveny, ka njoftuar policia. Dyshohet se 35-vjeçari e ka ndërmarrë aktin e rëndë në kushtet e depresionit. Ai ishte dukur shumë i nervozuar një ditë më parë, kanë thënë komshinjtë e tij.

New York Post ka publikuar një video pak momente pasi aktori shqiptar është vetëhedhur së bashku me bashkëshorten e tij. Në pamjet e publikuara duken dy gra të cilat të cilat ndodhe në vendin e ngjarjes dhe efektivët të cilët kanë rrethuar zonën. 

Në një moment tjetër është fiksuar pallati ku nga kati i gjashtë është hedhur çifti, që ka gjetur vdekjen e menjëhershme. 

Frank Mussumeci, një punëtor ndërtimi, tha se një koleg i tij ishte duke pirë kafe pranë portës së rrugës kur “Ai dëgjoi një bum, si një copë e madhe çeliku… që u përplas në tokë. Pastaj dëgjoi një fëmijë duke bërtitur, ‘Mama, Mama’. Ai shikoi mbi portë dhe pa dy trupa atje.

Familja Belliu jetonte prej vitesh në New York, por nuk kishin mundur të pajiseshin me dokumente të rregullta. Po ashtu mësohet se çifti ka pasur vazhdimisht konflikte mes tyre. Florind Belliu, ka qenë me profesion aktor, ku ka luajtur në disa role, në teatër dhe shfaqje komike.


Video