"Djalë flori si vet emri që gjyshja të vuri", miqtë të trishtuar për vetëvrasjen e aktorit shqiptar: Pse e shtype butonin e vdekjes?

7 August 2022, 10:00Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Djalë flori si vet emri që gjyshja të vuri",
Florind Belliu

Vdekja tragjike çiftit shqiptar Florind dhe Ornela Belliu ka tronditur shumë miq dhe të afërm të tyre. Ata u hodhën nga ballkoni i apartamentin në katin e gjashtë të ndërtesës ku banonin në Bronx të ShBaA-së, duke lënë jetim dy fëmijë të mitur 6 dhe 2 -vjeç.

Miqtë e aktorit shqiptar kanë shkruar disa mesazhe prekëse në rrjetet sociale për ndarjen nga jeta të Florinndit, teksa iu shprehin ngushëllime dhe familjarëve.

Aktori 35-vjeçar kishte folur në një intervistë për mediat shqiptare dhe pas largimit në SHBA, New York, ku rrëfente ëndrrën e tij për t’u bërë i famshëm, por që nuk ishte realizuar, pasi ai kishte punuar në një agjenci imobiliare.

Disa nga reagimet në rrjet:

"Pse Florind Belliu ?! Pse?!
Pse vendose të zbrisje nga jeta?! Pse e shtype butonin e vdekjes dhe the- Ky është stacioni im. Unë dhe ime shoqe do të zbresim këtu.
Ç'dhimbje e madhe të shtyu ta shtypje butonin e vdekjes?!
Një tragjedi e shumëfishtë për të cilën nuk gjen fjalë ngushëllimi.
Zoti u dhashtë forcë fêmijëve të tu dhe prindërve për humbjen e dyfishtë."

"Pse mor vlla, pse mor Florind Belliu zgjodhe kete rruge?
Cte mungonte kur te gjithe na kishe ne krahe dhe te mbeshtesnim?
Cte shtyu o vlla te ndermerrje nje rruge pa nje fillim e mbarim?
Cfare t’u themi nenes kur te na shoh rruges, qe nuk te mbrojtem dot?
Pse nuk mendove pak per familjen, per nenen dhe motrat?
Te gjithe i dinim aftesite e tua dhe vlerat qe kishe, por kurre kete menxyre!
Na pikellove sa ska shpjegim!
Allahu te meshirofte!"

"Pse more Florind ja bere vetes tende mamit dhe motrave qe aq shume I doje pse pikerisht sot ne diten e liedjes tende ..pse ja bere femijeve kete portalet dhe njerzit shkruajne per ty fjale qe ti nuk I meriton sepse ti vuaje per humbjen BABAIT tend dhe gjyshes qe per ty ishin te shenjte ...kemi mbetur pa fjale na ke shkuar te gjithe ne qe ty te njihnim se cfare djale flori ishe sikur emri qe gjyshja te vuri ..SOT datelindjen vendose ta beje me babin dhe gjysherit e tu u prefsh ne paqe Florind Belliu"

"Kur u nis avjoni me mua,
Perpara atij avjoni u nis nje avjon tjeter me enderren time…
Duke ardhe endrra ime para meje…
Florind Belliu"

"Ky është Florind Belliu, shqiptari që humbi jetën pasi u hodh nga lartësia e pallatit ku jetonte në New York.
35-vjeçari humbi jetën së bashku me bashkëshorten e tij 28-vjeçare, pasi u hodhën nga lartësia.
Çifti lë pas dy fëmijë të vegjël, teksa autoritetet po përpiqen të zbulojnë arsyet që çuan çiftin drejt këtij vendimi."

"Ti na bën të ndihemi të gjithë fajtorë! Të gjithë të rrezikuar, të brishtë, të thyeshëm, të pamundur!
Ndjesë që nuk mundëm me bë më shumë për ty Florind Belliu!
Qofshi në dritë, ti dhe pëllumbesha jote...!
Frame nga "My name is Sonila"
Pusho në paqe flori djalë!"



Video