"Për Visin jap jetën", flet taksisti që bëri tatuazh kushërinjtë Martinaj: Të isha unë në vend të Brilantit, Dumani pi të kuqe

7 Gusht 2022, 09:33Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ervis Martinaj, Uljan Kolgjegja dhe Brilant Martinaj

Taksisti Uljan Kolgjegja, ka treguar për herë të parë pse vendosi të "gdhendë" në trup tatuazhet për dy kushërinjtë Ervis dhe Brilant Martinajn, ku ky i fundit u vra në vrasjen e trefishtë të Fushë - Krujës, pak javë më parë.

Ai tregon në një intervistë për JOQ se me Brilantin ka patur më shumë miqësi dhe dilte më shpesh, teksa Ervis Martinaj e konsideron si idhullin e tij dhe se jep jetën për të. 

Ai flet dhe për dëshminë e Nuredin Dumanit, ku sipas tij, ai mashtron se ka marrë 500 mijë euro nga Ervis Martinaj, pasi ai pi drogë.

Kolgjegja tregon se e ka përjetuar shumë keq vrasjen e Brilant Martinajt dhe se do donte që të ishte ai në vend të tij dhe Brilanti sot të jetonte.

Intervista:

Unë jam Uljan Kolgjegja, mosha 41-vjeç me profesionin taksist.

Si njiheni ju me Brilantin dhe Vis Martinajn?

Brilantin e kam njoftuar se e kam pas klient dhe u bëmë shokë, ka qenë tip shumë i qeshur, ndërsa Visin e kam shok edhe vëlla. Për Vis Martinaj jap jetën. Për Visin jap jetën.

Çfarë ju ka lidhur më shumë me këta?

E kam takuar tek zyrat me Brilantin, me Brilantin kam ndenjur më tepër.

Deri ku shkonte shoqëria juaj?

Më ftonte nëpër ditëlindje, në lokale në disko kur shkonte më merrte mua për çdo gjë. Brilantin e kisha si vllain e vogël.

Cilat kanë qenë momentet më të veçanta që ke kaluar me Brilantin?

Me Brilantin kemi ikur me taksinë time nga Amsterdami në Belgjikë për qejf. Me taksinë time kemi ikur dhe nuk i harroj këto momente. Kam kujtime shumë të bukura.Brilanti nuk ma kthente fjalën asnjëherë, për mua ishte njeri shumë i mirë. Takoheshim kur kishim kohë që dilnim për kafe, një herë në javë, ose iknim nëpër disko.

Pse vendosët t’i bënit këto tatuazhe?

Kështu ma ndjente zemra, t’i bëja këto tatuazhe për Brilanntin dhe për mbretin tim Visi.

Lidhur me të shkuarën e tyre, a ndihen të kërcënuar ju?

Nuk kërcënohem nga asnjë. Ai Dumani ka shpikur që thotë se i ka dhënë 500 mijë euro për Visin. Ai nuk shanse për ta takuar Visin. Ai e ka ëndërr për ta takuar. Ai pi të kuqe, drogë, nuk di se ç’a thotë për këtë rast që ka bërë gjithë këtë gjurulldi.

Mund të na tregoni tatuazhet?

V.M. mbretim im. Se ky është mbreti im. Ky është idhulli im. Nuk i trembem kujt fare, jap jetën për të. Në ditëlindjen time ka ardhur Brilanti, kam kaluar shumë mirë. Ai më ka vrarë shpirtin komplet, më ka vrarë zemrën komplet. Tani s’ke çfarë thua më për të se tani është në botën tjetër.

Mesazhi për Brilantin, ka qenë një engjëll këtu dhe engjëll lart. Për Brilantin nuk kam fjalë fare. Ditën e varrimit, kam pas mundësi me ik, por jam kthyer mbrapsht, kam qenë shumë keq, s’ma bënte zemra. Kujtoj ato çastet dhe Brilanti më del para syve.

Si e morët vesh?

Ma thanë në telefon, unë nuk e besova, isha në lokal. Pastaj nuk dija të flisja fare, se besoja kurrë. Kam lënë punën, ika, 4-5 ditë. Në vend të Brilantit të isha unë, ai të ishte gjallë.


Video