Të dënuar për trafik droge, çifti shqiptar tenton arratisjen nga Italia drejt Shqipërisë, por kapen shpejt

7 August 2022, 09:01Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Të dënuar për trafik droge, çifti shqiptar tenton
Foto ilustruese

Autoritetet italiane kanë arrestuar një çift shqiptar, pasi kanë thyer masën e sigurisë "Arrest shtëpie" të cilëve iu ishte caktuar pas dënimit për trafik droge. Ata kanë tentuar të arratisen drejt Shqipërisë.

Por pas bashkëpunimit mes autoriteteve italiane dhe asaj shqiptare është bërë i mundur fillimisht ekstradimit i 26-vjeçarit shqiptar ndaj të cilit ishte lëshuar një urdhër-arresti nga Europoli.

26-vjeçari është lënë në paraburgim, ndërsa më pas është arrestuar edhe vajza 25-vjeçare në portin e Ankonës. Falë informacioneve të marra nga hetuesit, policia është vendosur në gjurmët e 25-vjeçares duke bërë të mundur ndalimin e saj mëngjesin e djeshëm në portin e Ankonës, ku sapo kishte mbërritur në Itali.

Agjentët e komisariatit të Tifernate, në bashkëpunim me ekipin e komisariatit të Ankonës, pasi kanë identifikuar gruan, e kanë shoqëruar në banesën e saj në Umbertide për aplikimin e masës së arrestit shtëpiak. Ata i kanë vendosur asaj edhe byzylykut elektronik për të bërë të mundur identifikimin elektronik në rast të arratisjes. 25-vjeçarja së bashku me bashkëshortin e saj janë dënuar nga gjykata italiane për trafik droge në bashkëpunim me katër persona të tjerë


Video