"U nisa drejt New York-ut me ëndrrën për tu bërë dikushi", intervista e fundit e aktori shqiptar që vdiq tragjikisht: Po shkruaj dy libra

7 August 2022, 10:17Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"U nisa drejt New York-ut me ëndrrën për tu bërë
Florind Belliu

Aktori shqiptar, Florind Belliu, i cili i dha fund jetës në mënyrë tragjike duke u hedhur nga pallati ku jetonte në Bronx të New yorkut bashkë me gruan e tij Ornelën, dikur kishte shumë ëndrra dhe projekte.

Në një intervistë të dhënë dy vite më parë në mediat shqiptare, Florindi tregonte se shkoi në Amerikë pikërisht për të realizuar ëndrrën e tij, të bëhej një aktor i madh.

“New York-u është shumë i madh, jeta është shumë e vështirë. Në fillim ka qenë shumë e vështirë, sepse kur erdha, erdha me një ëndërr. Gjëja e fundit që kisha menduar para se të vija këtu, kur u nis avioni me mua, përpara këtij avioni u nis një avion tjetër me ëndrrën time. Gjëja e fundit që kisha menduar është se do të bëhem aktor i madh. Do ta provoj thashë. Unë këtë e kisha menduar sinqerisht dhe me gjithë shpirt, do ta gjej një rrugë unë do ta prek atë ëndërr, do ta bëj. Edhe i pashë aktorët e mëdhenj dhe i di ku i kanë lokalet.” – shprehej Florind Belliu.

Gjithashtu ai tregonte se kishte nisur të shkruante dy libra, njërin me synim për skenar filmi dhe kërkonte që ta prezantonte tek Netflix.

“Kam nisur dy libra, jam duke i shkruar. Janë dy histori, i kisha lënë përgjysmë për shkak të angazhimeve familjare, por edhe financiare. Janë dy histori të ndryshme, njëra është komedi dhe tjetra dramë. Njërën po e shkruaj për të qenë një skenar filmi. Kam dëshirë ta paraqes tek Netflix, ky është qëllimi ta çoj atje. Nëse nuk arrihet, do bëj një vetëfinancim dhe do ta shes”, ka treguar Florind Belliu në një intervistë dhënë dy vite më parë për Premium Channel.

Aktori 35-vjeçar në rrethana ende te paqarta, i dha fund jetes duke u hedhur nga pallati bashke me gruan e tij, Ornela. Çifti prej disa vitesh jetonte ne Bronx dhe kishin dy fëmijë.


Video