Kanye West trazon rrjetin: Dua treshe me Michelle Obamën!

25 Prill 2024, 13:13Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
FOTO: Kanye West/ Michelle Obama/ Bianca Censori

Kanye West ka ndezur edhe një herë polemika me një deklaratë të fundit që ai bëri në podcast “The Download”.

Gjatë intervistës, drejtuesi i ka bërë pyetje reperit për jetën e tij private dhe seksuale me bashkëshorten e tij, Bianca Censori.

Një nga pyetjet ishte se me kë do të dëshironte të kishte një “treshe” përkrah Censorit.

West u përgjigj se ai do të zgjidhte ish-Zonjën e Parë të Shteteve të Bashkuara, Michelle Obama.

“Michelle Obama. Duhet të *** gruan e presidentit”, ishte përgjigja e West që ka shkaktuar reagime të forta.

Ky koment po dënohet gjerësisht në media sociale duke e quajtur si deklaratë seksiste dhe mosrespektuese për Michelle Obama.

Michelle Obama ishte Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara nga viti 2009-2017, e martuar me ish-presidentin Barack Obama./Page Six 

Video