
Një shumë prej 62 milionë dollarësh do t’i paguhet një grupi përdoruesish, si rezultat i një hetimi që vërtetoi se Google e ruajti historikun e vendndodhjes së tyre edhe pasi ata nuk kishin rënë dakord për këtë.
Gjashtë vjet më parë, Google i siguroi përdoruesit se të dhënat e tyre nuk do të gjurmoheshin nëse çaktivizonin opsionin e historikut së vendndodhjes në pajisjet e tyre, por një hetim zbuloi se gjërat ishin pak më ndryshe.
Rezultati është se një pjesë e shumës së përmendur do t’u shpërndahet 21 organizatave jofitimprurëse, të cilat më pas do t’ua kalojnë atë përfituesve të tyre. Më tej, 18.6 milionë dollarë do të jepen për tarifat e avokatit.
Google, sipas dokumentit që konfirmon vendimin, duhej të ndalonte gjurmimin e vendndodhjes së përdoruesve në momentin që ata çaktivizuan opsionin në llogarinë e tyre Google.
Në vend të kësaj, edhe kur ky opsion ishte i çaktivizuar, sa herë që përdoruesit aktivizonin një shërbim Google, gjurmohej vendndodhja e tyre – kjo përfshinte aplikacione si Google Maps, aplikacionet e motit dhe madje edhe kërkimin nëpërmjet shfletuesit Google Chrome.