Një zarf i bardhë hyri në shtëpi, ku i lexuar nga Juli njoftonte se banorët duhet të zgjedhin liderin e ri të shtëpisë
Me shumicë votash banorja që u zgjodh lider ishte Erjola.
Erjola do të jetë lidere për gjithë javën duke rikujtuar se lideri ka dhe benefite të tjera. Ndoshta në Prime e së shtunës, Erjola mund të marrë edhe kutinë e Pandorës.
View this post on Instagram
Ndërkohë, Françeska ka biseduar ditën e sotme me Rozën, ku ka analizuar lojën e Erjolës.
Banorja është shprehur se Erjola bën gjëra që mendon se vlejnë për të kapur një situatë dhe kur vjen puna tek vetja e saj kthehet në një njeri komplet tjetër.
“Mendoj që ndonjëherë është kjo dispozita për të krijuar dhe jo sepse ti e ndjen për ta bërë, që çon drejt disa reagimeve të tepërta dhe pastaj kur kthehet tek vetvetja në fakt nuk do i bënte. Mendoj që Erjola i bën gjërat duke menduar ’kjo është për të kapur një situatë’ edhe e bën. Dhe kur kthehet tek vetvetja kthehet tek ajo që është zemër madhe, fal, nuk e ka problem, nuk i bën shumë përshtypje”.