Dështon tenderi 900 mijë euro i Spiropalit për të futur Inteligj...
29 Tetor, 15:34Fokus
Publikohet video që tregon konfliktin mes këngëtares "Maja" dhe bashkëshortit të saj, Arben Shuaipi, ku shkak është bërë ndarja e pasurisë dhe kujdestaria e fëmijës.
Në videon e publikuar “Ora News” dallohet bashkëshorti i Majës teksa filmon dhe e paralajmëron atë që të largohet nga banesa pasi pretendon është në shkelje të ligjit dhe me urdhër-mbrojtjeje.
Burri i saj arkitekt pretendon se dy vilat janë në bashkëpronësi dhe duhet të përpjesëtohen. Ndërsa këngëtarja e muzikës popullore pretendon se të dyja vilat i përkasin asaj.
Në video dallohen edhe dy efektivë të Policisë së Shtetit. Policët u kërkojnë palëve të qetësojnë situatën, dhe kryejnë shoqërimin e tyre në rajonin e policisë për të bërë denoncimet përkatëse.
Video nga Ora News