
SPAK bëri një tjetër goditje mbrëmë në Tiranë duke shpallur në kërkim Ervin Matën, ndërsa u arrestuan Erzen Breçani, djali i tij si edhe shumë policë pas zbërthimit të mesazheve në aplikacionin SKY EÇ. Mes të arrestuarve është edhe shefi i Krimeve në Komisariatin numër 6, Dedan Gjoni.
Mata është një emër i njohur për policinë, për shkak të ngjarjes së 4 tetorit në zonën e ish-Bllokut, ku u vra Fabian Gaxha dhe u plagosën Ervis Martinaj dhe Elio Hato, por edhe për shkak të lidhjes me Elvana Gjatën.
Ndërkohë, Klan News ka publikuar së fundmi një video të Matës nga Arratia, ku ai pi verë dhe lëshon një puthe në drejtim të kameras, e cila në këtë situatë duket se shkon edhe për policinë.
Nga ana tjetër këngëtarja, Elvana Gjata, duket se ësht larg të “dashurit” të saj i cili ndodhet në arrati. Bashkia e Vlorë, ka publikuar disa banera se këngëtarja Elvana Gjata do jetë në koncert në Vlorë me rastin e 111-vjetorit të Pavarësisë.
Zërat në mediat e showbizz shkruajnë se Elvana Gjata dhe Ervin Mata nuk janë më bashkë, ky detaj është vërejtur nga mungesa e unazës së fejesës në dorën e saj.
Ky fakt bëri të gjithë të dyshonin se ajo mund t’i ketë dhënë fund fejesës me Ervin Matën, i cili tashmë është në kërkim nga Policia./VoxNews