E TRISHTË/ Bashkëshortja e ish-portierit të Arsenal vdes nga kanceri, tre muaj pas martesës

26 Shtator 2023, 09:19Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Bashkëshortja e ish-portierit të Arsenalit të Londrës, Josh Vickers, ka ndërruar jetë. Laura ishte diagnostikuar me kancer dhe kishte vetëm tre muaj e martuar me Josh, i cili tashmë luan për skuadrën e Derby County.

“Daily Mail” shkruan se shokët e skuadrës i jepnin atij mbështetje në postimet ku ai shihet duke ecur dorë për dore  me bashkëshorten në ditën e dasmës, tre muaj para se ajo të vdiste tragjikisht nga kanceri.

Por së fundmi, 27-vjeçari ka bërë një postim në rrjetet e tij sociale, ku njoftonte se bashkëshortja e tij kishte humbur betejën me kancerin. Josh ka ndarë me ndjekësit edhe videon e dasmës së tyre, ku ata ecnin për dore në kopshtin ku u mbajt ceremonia.

Në të tjera pamje shihet tatuazhi i Lauras me inicialet e të shoqit teksa të dy mezi mbajnë lotët duke celebruar bashkimin.

Futbollisti tregonte se i kishte propozuar Lauras vitin që shkoi në Kanada pasi kishin jetuar bashkë që prej vitit 2019. Por prej martesës Josh ka dokumentuar në rrjetet sociale betejën e gjatë të Laura me kancerin duke përfshirë seancat e kemioterapisë që nuk dhanë efekt.

Josh nuk arriti të luajnë në ndeshjen e fundit të Derby kundër Carlisle “për arsye personale”. Që prej publikimit të rrethanave të tij, mbështetja ka qenë e gjerë nga komuniteti i futbollit.

Dje skuadra e tij mundi Carlisle 2-0 falë dy golave të James Collins, teksa homazhe u bënë në fushë për humbjen e bashkëshortes së portierit.

Video