Donaldi telefonon live nënën e Heidit, porosia që i dha ajo. Ndërhyn edhe Ilir Shaqiri (VIDEO)

12 Prill 2024, 19:23Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Donaldi, Heidi dhe Romeo

Ndërkohë që Heidi dhe Romeo kanë “kurorëzuar” dashurinë e tyre brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, edhe familjarët e çiftit kanë nisur kontaktet mes tyre.

Gjatë klipit promovues të programit “Cherry on Top”, nga Bora Zemani, një ndër të ftuarit është edhe Donald Veshaj.

Në një pjesë të videos, Donaldi shihet teksa telefonon “live” nënën e Heidit gjatë emisionit.

Ndërkohë që ka pranuar se ende nuk ka patur një kontakt me babain e Heidit, me sa duket marrëdhënia mes vjehrrën e Romeos po shkon shumë mirë.

“Me babain e Heidit nuk kam folur kurrë, por me nënën po”, thotë në video Donaldi.

“Të përshëndes Bora, ju përshëndes të gjithëve”, shprehet nëna e Heidit përmes telefonatës së saj.

“Mirëmbrëma edhe nga krushqit nga Italia”, ndërhyn Ilir Shaqiri, i cili është gjithashtu i ftuar në programin “Cherry on Top”.

 

Video