"Keni bërë marrëveshje...” Roza i zbulon Julit 4 finalistët e BBV dhe nuk përfshin veten

12 Prill 2024, 19:02Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Roza Lati gjatë një bisede me Julian Dedën dhe Erjola Doçin

Roza Lati gjatë një bisede me Julian Dedën dhe Erjola Doçin, ka treguar se disa banorë kanë vendosur mes njëri-tjetrit se kush janë finalistët e “Big Brother VIP3”.

“Kush e ka vendosur këtë?” tha Juli i çuditur, ndërsa moderatorja u shpreh se kjo gjë është e dukshme nga mbarëvajtja e dinamikave në shtëpi dhe mënyra sesi Egla, Juli, Romeo, dhe Heidi komunikojnë.

Aktori tha se të njëjtën fjali i ka thënë edhe Erjola, megjithëse sipas dy vajzave ato nuk kanë komunikuar me njëra-tjetrën në lidhje me këtë gjë.

Pas kësaj deklarate, Juli doli në konkluzionin se e gjithë shtëpia ka të njëjtin mendim për banorët që do të shkojnë në finalen e “BBV”.

Roza: Duket ashiqare që keni vendosur me njëri-tjetrin ju se kush janë finalistët e kësaj shtëpie

Juli: Kush e ka vendosur këtë?

Roza: Kështu kuptohet nga mbarëvajtja e dinamikave të shtëpisë dhe se si komunikoni ju. Sikur ju e keni ndarë se kush janë finalistët e kësaj shtëpie, këtu fus Eglën, Romin, ty, Heidi futet se është me Romeon krahë për krahë.

Juli: Këtë më ka thënë edhe kjo (për Erjolën). E paskeni bërë si bisedë?

Roza: Me Riken e kam bërë si muhabet

Erjola: Unë se kam bërë këtë me Riken

Juli: Si e tha të njëjtën fjali kjo

Erjola: Për kokën time

Juli: Si i tha të njëjta fjalë kjo? Qenka shtëpia në sintoni të plotë ë!

Video