Ylli brazilian i futbolli Neymar është vënë në qendër të kritikave, për shkak të një videoje virale që po qarkullon nëpër rrjetet sociale. Neymar paraqitet duke festuar 6-mujorin e lindjes së vajzës së vogël, Mavie, ndërsa në një moment, kthehet nga telefoni dhe klikon për të vijuar lojën e pokerit.
Ai këndon këngën e ditëlindjes, por më pas kthen kokën nga celulari dhe vijon me lojën.
Nah is Neymar gambling on poker mid way through his daughter’s birthday ???????????? pic.twitter.com/oGYy272Hrx
— george (@StokeyyG2) April 11, 2024
Veprimi i tij nuk është injoruar aspak nga njerëzit, të cilët kanë shpërthyer ndaj futbollistit brazilian. “Si s’të vjen turp! Luan poker ndërkohë që feston ditëlindjen e vajzës tënde!”; “Ky burrë është thjesht i çmendur! Si mund të luash poker në ditëlindjen e fëmijës?!”; “Neymar, je gjithnjë e më keq!”; “Neymar, seriozisht po luan poker ndërsa vajza po feston?”, ishin disa prej komenteve në X.
Mavie ka lindur 6 muaj më parë, nga marrëdhënia e Bruna Biancardi dhe Neymar. Çifti i dha fund lidhjes, pas tradhtisë së këtij të fundit. Bruna, përmes një postimi në Instagram, konfirmoi ndarjen, duke shkruar: “Kjo është një çështje private, por meqë po ekspozohem në lajme, supozime dhe shaka në përditshmëri, ju informoj se nuk jam në një marrëdhënie. Ne jemi prindërit e Mavie dhe kjo është arsyeja pse kemi këtë lidhje. Shpresoj që kjo mënyrë të ndalojë lajmet e vazhdueshme. Faleminderit!”, shkroi ajo në një postim në Instastory.