Ish-banorja e Big Brother Dea Michel, ka zbuluar se pak ditë më parë i është nënshtruar një operacioni të rëndë, që ka zgjatur për më shumë se 4 orë. Ndërkohë gjatë ditës së djeshme ajo ka publikuar disa foto ku shihet se është rikthyer në shtëpinë e saj, ndërsa ka treguar dhe plagën që ka në kokë si pasojë e operacionit.
Miqtë i kanë shkuar asaj në banesë për ta surprizuar, ku nuk ka munguar as humori prej tyre, duke e uruar për ‘cicat e reja’. Por në fakt, Dea operacionin e ka kryer në kokë.
“Dhe u rregullova se pres te me vijne shoqeria eshte ana normale e kokes time, dukem si njeri kjo normal. Ana tjeter eshte me plage qepje gjak enjtje si film horror, po jua kursej. Procesi i rregullimit sot me mori 60% te energjise ditore”, shkruan Dea, ndërsa vijon:
“Ja sa eshte enjtur. Plaga eshte pak me mbrapa. S'jam merzitur qe duket keshtu rendesi ka qe jam mire. Do shfryhet. Dhe ju do me duroni me kete pamje”.