"1 Prilli"/ Bledi Mane ironizon Oltën dhe Luizin: Dy nga njerëzit më të sinqertë që kam njohur, gëzuar ditëlindjen

1 April 2023, 17:28Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"1 Prilli"/ Bledi Mane ironizon Oltën dhe Luizin: Dy nga
Bledi Mane, Olta dhe Luizi

Çdo vit, 1 prilli shënohet me miq që bëjnë shaka me njëri-tjetrin dhe gënjejnë njëri-tjetrit pa asnjë faj. E gjithë kjo ndodh sepse është Dita e Gënjeshtrave.

Në këtë ditë, ish-banori i Big Brother Vip, Bledi Mane ka ironizuar dy nga kundërshtarët e tij brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai e konsideron 1 Prillin si ditën e këngëtarit dhe aktores. 

"Dy nga njerëzit më të sinqertë që kam njohur kanë sot ditëlindjen! Gëzuar ditëlindjen Olta, gëzuar ditëlindjen Luiz!" shkruan me ironi Bledi Mane.

"1 Prilli"/ Bledi Mane ironizon Oltën dhe Luizin: Dy nga


Video