Efi Dhedhes ishte një nga banoret më të forta në shtëpinë e “Big Brother VIP” duke fituar dashurinë e publikut. Edhe pas faljes nga BBV ajo vazhdon të jetë një ndër personazhet më të preferuara.
E ftuar në “Më Lër të Flas”, Efi u pyet nga vëllezërit Vishaj se nëse do ishte në nominim me Kiarën, në vend të Oltës, kush prej tyre do dilte. Ajo tha se në nominimin që doli, ajo ishte me Kiarën
“Po ç’punë kam unë me këto, e di publiku. Nejse, në fund të fundit unë në televotim me Kiarën isha. Më vjen çik inat që fitoi Kiara, por hajde. Megjithatë, tani nuk më erdhi mirë që doli Kiara”, tha Efi.
A u pajtua me Kiarën?
Efi dhe Kiara u afruan shumë me njëra-tjetrën gjatë qëndrimit në shtëpinë e “Big Brother VIP”, megjithatë duket se gjërat mes tyre ndryshuan pas daljes së Efit dhe videos që ajo bëri për çështjen e lavamanit.
Efi tregoi se si është marrëdhënia mes dy vajzave tani që dhe Kiara ka dalë. Ajo shpjegoi që nuk kanë mundur të flasin për atë moment, por po pret që Kiara të zgjedhë që të sqarohen.
“Edhe tituj e portaleve janë sulmon, del kundër. Unë aty nuk sulmova njeri. Unë shpreha thjesht mendimin tim. Unë nuk e fajësoj si e mori ashtu siç iu paraqit. Jashtë nuk kemi pasur mundësi për t’u sqaruar. Po pres thjesht momentin që ajo të ketë dëshirë për të folur.
Unë i thashë të merrte kohën e saj, mos takonte shumë njerëz, që të parandalonte stresin dhe ankthin për informacionet që do merrte. I dhashë këshillat që unë nuk i dija që ajo të ishte më e qetë. Ne nuk kemi folur akoma dhe unë e kuptoj shumë mirë. Mua mu desh shumë kohë për të takuar shoqet e mija kështu që e kuptoj”, tha Efi