Nëna braktisi të birin në lindje dhe kur vdiq nuk i shkoi as në varrim: Jam me grip

31 March 2023, 20:25Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Nëna braktisi të birin në lindje dhe kur vdiq nuk i shkoi as
Foto ilustruese

Vjollca habiti studion e “Aldo Morning Show” me deklaratën e saj se “dashurinë ta jep njerka  më mirë se nëna”. Këtë fjali ajo e argumentoi me historinë e bashkëshortit. Kur ai ishte 1 vit e 8 muajsh, prindërit iu ndanë. E ëma u kujdes një periudhë shumë të shkurtër për të, e ktheu te ish-bashkëshorti dhe më pas e rriti njerka.

Vjollca: Ka qenë vetëm burri si fëmijë, me gjyq e merr e ëma, e mban vetëm dy muaj dhe ia çon nëpërmjet dikujt tjetër, i thotë që “mbaje se unë fëmijët e tu nuk i rris”.

Aldo: Çfarë thua? Hajde mama hajde!

Vjollca: Po. Pastaj me kalimin e kohës, martohet, ajo njerka e trajton më mirë se fëmijët e vet.

Aldo: Me fat.

Vjollca: Po. Më mirë se fëmijët e vet. E vesh, e çon në shkollë. Pas shumë vitesh, burri donte që ta njihte nënën, e gjejmë, e afrojmë ne pavarësisht se unë i thoja që mbaje ti afrimitetin, fëmijët nuk do i fusim.

Aldo: Mos na ngatërro ne, e kuptova.

Vjollca: Po, me të vërtetë se nuk doja që fëmijët të njihnin dy nëna.

Aldo: Në çfarë gjendjeje ishte?

Vjollca: Kush, nëna origjinale?

Aldo: Po, nëna origjinale.

Vjollca: Mirë ishte, me 4 kalamaj të tjerë.

Aldo: E kam fjalën në momentin që e njohu, ishte mirë nga trutë e kokës, qau, u pendua apo çfarë ndodhi?

Vjollca: Kur e kemi parë për herë të parë, se më ka marrë  mua me vete dhe më ka thënë “ti rri me të  e pyete pse nuk më ka dashur, unë do dal me burrin e nënës të pi një kafe”. Ajo tha që “nuk e desha”, por më tha një fjalë shumë të rëndë që s’dua ta them në televizor. Unë sa ka hyrë burri, i kam thënë me sy ikim. Pra ishte diçka që nuk e kishte dashur kjo.

Vjollca shton se nënë e bir kishin 14 vite diferencë, pra ajo kishte qenë në një moshë të re kur e kishte sjellë në jetë. Por e  kaluara nuk e bëri të ndryshonte sjelljen e saj në një moment të hidhur, kur i biri u nda nga jeta.

Vjollca: Gjëja më e  rëndë që mund të bëjë një nënë, kur vdes fëmija e nuk vjen.

Aldo: Çudi e madhe më duket!

Vjollca: Burri vdiq, kam qenë unë ajo që i kam thënë njerkës e fëmijëve që shih se po erdhi nëna e vet, do vijë t’i hedhë të paktën një grusht dhe. E kam marrë me telefonatë me gjithë atë dhimbje, e kur erdhi puna ajo tha “jam një çikë me grip, s’vij dot”.

Aldo: Uau!

Vjollca: Nuk i hodhi asnjëherë një grusht dhe që këtu për atë njeri kanë ardhur nga e gjithë bota.

 


Video