Ka qenë në një lidhje me Luiz Ejllin? Mariza Ikonomi rrëfen të vërtetën e fotove me këngëtarin

31 March 2023, 23:39Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ka qenë në një lidhje me Luiz Ejllin? Mariza Ikonomi rrëfen
Mariza Ikonomi dhe Luiz Ejlli

Një nga këngëtaret më të mira të skenës shqiptare, Mariza Ikonomi, ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin ‘Glamour Zone’, përballë moderatores Ester Bylyku, ku i dha përgjigje shumë pyetjeve që kanë qarkulluar në rrjetet sociale.

Disa javë më parë u bënë virale fotot e saj me fenomenin e momentit Luiz Ejlli. Dyshja e këngëtarëve u përfol për një lidhje. Por sa e vërtetë është kjo?

Mariza shuan kuriozitetin e publikut, ekskluzivisht për ‘Glamour Zone’.

Ester Bylyku: Janë bërë virale disa foto te tuat me Luiz Ejllin, madje jeni përfolur në media për më tepër se miqësi. Është e vërtetë që keni qenë dikur në një lidhje?

Mariza Ikonomi: Tani që po më thua ti po shoh se cfarë ka ndodhur, sepse sinqerisht nuk ia kisha idenë për këto thashetheme që janë përhapur. Fotot tona janë shkrepur në prapaskenën e Festivalit. Nëse s’gabohem ka qenë hera e parë dhe e fundit që ne kemi bërë foto.

Ester Bylyku: A ka patur lidhje mes jush?

Mariza Ikonomi: Jo, asnjëherë. Luizi është një djalë shumë i mirë, karizmatik dhe një koleg që e vlerësoj shumë.


Video