E papritur/ Olta Gixhari dëshiron të largohet nga Big Brother Vip, çfarë pritet të ndodhë gjatë spektaklit të sotëm (VIDEO)

1 April 2023, 14:57Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
E papritur/ Olta Gixhari dëshiron të largohet nga Big Brother Vip,
Olta Gixhari

Banorët e Big Brother VIP pritet të japin sot vendimin përfundimtar për shtyrjen e spektaklit, ku do të konfirmojnë ose jo qëndrimin e tyre deri në 6 maj pas  sulmit ndaj Top Channel ku u vra roja i sigurisë.

Në promon zyrtare të Big Brother VIP, njoftohet se aktorja Olta Gixhari ka kërkuar të lërë shtëpinë ku ende nuk dihet se cili do jet vendimi i saj deri në fund të spektaklit, dhe motivet e saj për të lënë në këtë pikë lojën.

Disa ditët më parë Olta ka zhvilluar një bisedë telefonike me partnerin e saj Dorin, pasi produksioni u dha mundësinë për të folur me një familjar pas sulmit me armë në Top Channel. 

Gjatë bisedës, Dori ka këshilluar aktoren që të ndjekë lojën e saj dhe të mos merret me Luizin, pasi ai është thjesht banor aty.

Kujtojmë se tre të nominuarit e javës janë Kesi, Qetsori dhe Antoneta dhe një prej tyre do të lërë sonte shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)


Video