Gazetarja futet në BBV për ankandin e skulpturës “Ëndrra vazhdon”, blerësi do të takojë të gjithë banorët

1 April 2023, 15:34Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Gazetarja futet në BBV për ankandin e skulpturës
Jetona Koçibelli, Dea Mishel dhe skluptura

Skulptura “Ëndrra vazhdon” është një vepër arti e realizuar nga banorët e Big Brother Vip, veçanërisht Dea Mishel, pas ngjarjes që tronditi Top Channel, gu godina u sulmua me breshëri kallashnikovi dhe mbeti i vrarë roja i sigurisë Pal Kola.

Me një portret të realizuar jashtëzakonisht bukur e të rrethuar me yje që shndrijnë, vepra artistike e cila mban edhe firmat e banorëve, u transmetua live në Top Channel.

Vepra u promovua në programin “Artkand” me Jetona Koçibellin, nga shtëpia e Big Brother, më konkretisht nga dhoma e suprizave ku gazetares iu bashkua dhe Dea Mishel.

Të ardhurat e kësaj vepre do të shkojnë për familjen e punonjësit të sigurisë së Top Channel Pal Kola, i cili humbi jetën më 27 mars si pasojë e një sulmi terrorist ndaj medias më të madhe në vend.

Ankandi do të zgjasë deri të martën dhe deri më tani kanë ardhur oferta deri në 5 mijë euro. Ofruesi më i mirë do të ketë mundësinë të takojë banorët e Big Brother.

Gazetarja futet në BBV për ankandin e skulpturësGazetarja futet në BBV për ankandin e skulpturës



Video