
Një person i tretë është arrestuar në lidhje me rastin e vrasjes së Liridona Murselit që ndodhi orët e vona të së mërkurës.
I arrestuari është Kushtrim Kokalla – pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Sakaq, raportohet se ai është nipi i Naim Murselit.
Mediat e Kosovës kanë publikuar edhe një fotografi të postuar nga Kokalla në takim me Murselin në Prishtinë.
Ndërkohë, ministria e Mbrojtjes ka konfirmuar se njëri nga të dyshuarit për vrasjen e Liridona Murselit është edhe pjesëtari i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Kushtrim Kokalla.
Përmes një komunikate për media është thënë se ky rast do të trajtohet edhe brenda Forcës së Sigurisë së Kosovës.
“Në mesin e të arrestuarve si të dyshuar për vrasjen në Prishtinë është edhe pjesëtari i FSK-së, K.K. Organet e drejtësisë janë duke hetuar rastin, por gjithashtu ky rast do të trajtohet edhe brenda organeve përgjegjëse të FSK-së, sipas rregulloreve dhe ligjeve në fuqi”.