“Naim Murseli pagoi 30 mijë euro për vrasjen e gruas së tij”, deklarata tronditëse e autorit në polici (EMRI-FOTO)

1 Dhjetor 2023, 18:26Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Liridona Murseli / Naim Murseli / Granit Plava

Pagoi 30 mijë euro për të vrarë gruan e tij, nënën e dy fëmijëve, teksa ngjarjen tentoi ta sajojë si grabitje me pasojë vrasjen.

Këto janë detajet shokuese të zbuluara së fundmi nga ngjarja e rëndë e dy ditëve më parë ku mbeti e vrarë me armë zjarri Liridona Murseli.

Policia e Kosovës ka arrestuar sot ish-këshilltarin e Behgjet Pacollit, Naim Murselin si dhe autorin e dyshuar të ngjarjes.

Ky i fundit është Granit Plava, një bashkëfshatar i Murselit, që sipas deklaratës të dhënë në policinë e Kosovës, pasi ka pranuar krimin e rëndë, ka thënë se është paguar 30 mijë euro nga Naim Murseli për t’ia ekzekutuar gruan.

Ngjarja ndodhi dy ditë më parë teksa Liridona Murseli ishte në makinë me bashkëshortin e saj dhe dy fëmijët. “Grabitësi”, autori i dyshuar Granit Plava iu afrua makinës së tyre dhe u rrëmbeu sendet me vlerë, por gjatë largimit, ai e qëlloi me një plumb Liridonën duke i shkaktuar vdekjen.

“Naim Murseli pagoi 30 mijë euro për vrasjen e gruas së
Granit Plava

Video