Grabitja që përfundoi me VRASJE në KOSOVË, sot i jepet lamtumira e fundit 30-vjeçares!

1 December 2023, 09:31Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Grabitja që përfundoi me VRASJE në KOSOVË, sot i jepet
Liridona Murseli

Liridona Murseli, bashkëshortja e Naim Murselit, ish-këshilltarit të ish-presidentit të Kosovës, Behgjet Pacolli, mbeti e vrarë mbrëmjen e së mërkurës, si pasojë e të shtënave me armë zjarri në Prishtinë.

Familjarët kanë bërë të ditur se të ndjerës do t’i jepet lamtumira e fundit sot. Ceremonia mortore do të mbahet në orën 14:00 në varrezat e fshatit Cërmjan.

Grabitja që përfundoi me VRASJE në KOSOVË, sot i jepet
Liridona Murseli

Kujtojmë se Liridona mbeti e vrarë si pasojë e të shtënave me armë zjarri mbrëmë, pasi ajo dhe familja e saj u përballën fillimisht me disa grabitës. Të njëjtit më pas kanë qëlluar në drejtim të saj, duke e lënë të vdekur në vend.


Video