Disa besojnë se një parashikim i Baba Vangës për këtë vit sapo u përmbush!

1 December 2023, 16:47Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Disa besojnë se një parashikim i Baba Vangës për
Baba Vanga

Baba Vanga, është emri më i përmendur për profeci, ndoshta edhe më popullor se Nostradamusi vetë, sidomos me përhapjen e internetit që ka mundësuar edhe përhapjen e parashikimeve të saj.

Madje disa besojnë se një prej parashikimeve të Baba Vangës për vitin 2023 sapo është përmbushur sot.

Gruaja mistike nga Bullgaria, aludohet se ka një saktësi parashikimi prej 85%. Ndonëse e verbër, ata që e besojnë thonë se ajo arriti të parashikonte me saktësi edhe vdekjen e saj, 6 vite para se të ndodhte në vitin 1996.

Më e njohur Baba Vanga është për parashikimet që supozohet se ka bërë për evente madhore si goditja e Kullave Binjake në SHBA, parashikimi i zgjedhjes së presidentëve Barack Obama por edhe Donald Trump.

Ndonëse u nda nga jeta në 1996, ajo ka lënë parashikime deri për vitin 5079.

Por sipas shumë përdoruesve të rrjeteve sociale, një prej parashikimeve që Baba Vanga ka bërë për vitin 2023 është përmbushur.

Ajo thuhet se ka parashikuar se toka do të goditet nga stuhi të fuqishme diellore këtë vit, aq të forta sa që do të kenë pasoja shkatërruese.

Sipas saj “cunami diellor” do të shkaktojë aq dëme sa që do ta çojë botën në mesjetë. Kjo mund të interpretohet me ndalimin e funksionimit të sendeve teknologjike dhe energjisë elektrike.

Dhe në fakt, shkencëtarët kanë parashikuar se këto ditë, një stuhi diellore e fuqishme është duke shpërthyer në Diell.

Madje ata kanë paralajmëruar se njerësit mund të hasin probleme me përdorimin e sistemeve GPS.

Sipas fizikanit Tamitha Skov, kjo stuhi diellore mund të ndikojë në fushën magnetike të tokës, dhe sipas tij mund të ketë efekte G3+.  Stuhitë diellore maten me gradë nga 1 në 5, ku 5 është më e fuqishmja.

Megjithatë sipas Agjencisë Oqeanike dhe Atmosferike të SHBA (NOAA), publiku nuk duhet të shqetësohet, ndërsa operatorët e infrastukturës janë njoftuar për të marrë masa të shmangin çdo ndikim të stuhisë diellore, sado i vogël qoftë.


Video