Molotovë, përplasje me policinë dhe mungesë fantazie: Çfarë ndod...
7 Tetor, 21:44Fokus
Policia e Kosovës ka njoftuar këtë të premte se ka arrestuar dy persona të cilët lidhen me vrasjen e një gruaje në fshatin Sinidoll të Prishtinës të mërkurën në mbrëmje.
Njëri nga të arrestuarit është bashkëshorti i viktimës, Naim Murseli.
Siç raporton “Koha”, autori që dyshohet se ka kryer vrasjen e ka pranuar në polici veprën dhe ka thënë se është paguar nga Murseli. Murseli dhe autori i dyshuar janë bashkëfshatarë.
Sipas Policisë, operacioni është duke vazhduar me bastisjen e dy lokacioneve në Gjakovë.
Rasti po hetohet si vrasje me armë zjarri.
Fillimisht, ishte thënë se vrasja ka ndodhur pas një rasti që kishte të bënte me grabitje.