Gjykata merr vendimin për 4 të arrestuarit e grabitjes së armatosur në Suharekë (VIDEO)

1 Dhjetor 2023, 20:25Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Momenti i shoqërimit të një prej grabitësve

Gjykata Themelore e Prishtinës ka caktuar masën e paraburgimit me 1 muaj për katër të arrestuarit gjatë aksionit të madh policor ditën e djeshme, ku mbeti i vrarë një prej të dyshuarve.

Ata dyshohet se janë autorët e grabitjes së armatosur në argjendarinë “Diakos”, në Suharekë.

“I. B.B., II. B.I., dhe III. L.C., për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë veprën penale   Grabitja,  nga neni  374 par. 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Dhe, T.B., për shkak të dyshimit zë bazuar se ka kryer veprën penale mbajtja në pronësi, në kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 par. të KP-së”, thuhet në njoftim.

Gjykata ka dhënë detaje të kryerjes së grabitjes.

“…në atë mënyrë që të pandehurit B.B., B.I., K.G., D.G., dhe L:C., që të gjithë të maskuar, të veshur me rroba të zeza dhe me doreza në duar, të gjithë të pajisur me armë frontale të gjata, njëri prej tyre me armë të gjatë në duar kryen rolin e rojës ndërsa të tjerët futen brenda në argjendari dhe nën kërcënimin e armëve marrin peng pronarin e lokalit të cilin e lidhin me lidhëse plastike për të neutralizuar rezistencën e tij dhe pastaj fillojnë me grabitjen e arit duke demoluar vitrinat dhe xhamat, ku edhe arrijnë të marrin ari duke shkaktuar humbje në shkallë të madhe dhe ashtu të maskuar dhe me armë të gjata në duar, me veturën e markës “Chevrolet Cruze” ngjyrë hiri me targa ……., largohen në drejtim të rrugës “Avdyl Rama” për të vazhduar nga fshati Sopijë e në drejtim të fshatit Budakovë, që lidhet me fshatin Jezercë të Ferizajt, nga ku edhe bëhen të pa arritshëm, ndërsa me datë 30 nëntor 2023, të pandehurit B.B., B.I., dhe L.C., arrestohen nga Policia.”, thotë Gjykata.

Video