Kina mund të presë mbi një milion vdekje nga Covid në tre muajt e ardhshëm nëse lejon që koronavirusi të përhapet në kontinent ashtu si në Hong Kong, sipas një analize të re.
Pas dy vitesh nga shpërthimi i virusit, vendi po përpiqet të përmbajë variantin Omicron.
Ndryshe nga Zelanda e Re, e cila gjithashtu e mbajti virusin jashtë, si Kina ashtu edhe Hong Kongu kanë shkallë të ulët të vaksinimit.
Pothuajse 20 për qind e moshave mbi 60-at në Kinë janë të pavaksinuar dhe më pak se 40 për qind e të gjithë popullsisë kanë pasur doza përforcuese.
\Airfinity, kompania globale e analizave shëndetësore, llogariti se kur kombinohet dy vaksinat me efikasitet të ulët Sinovac dhe Sinopharm të prodhuara në Kinë, mbrojtja efektive e popullsisë kundër infeksionit nga Omicron ishte vetëm 30 përqind.
Airfinity llogariti se një shpërthim i përmasave të ngjashme në Kinë do të rezultonte në 1.1 milion vdekje – dhe se për të parandaluar një valë të tillë në hapjen e vendit duhej të shpërndante 750 milion doza të tjera vaksine.
Në mënyrë ideale, tha kompania, kjo do të përqendrohej në injeksionet e mRNA, megjithëse tre doza të Sinovac ende japin mbrojtje të mirë kundër sëmundjeve të rënda. Paralajmërimi nga kompania e analizave shëndetësore u bë pasi Shanghai raportoi pothuajse 900 infeksione të reja në komunitet, një rekord për të pestën ditë rradhazi.