
Olena Zelenska është Zonja e Parë që jeton në një vend të mbrojtur që kur nisi lufton, por që po punon për të shpëtuar fëmijët e sëmurë ukrainas.
Volodymyr Zelensky po e lufton luftën e tij edhe në nivel mediatik. Është pa ndalim në rrjetet sociale, shfaqet në video dhe nuk kursehet me prezencën e tij duke u lidhur me sheshe në Europë dhe në parlamentet perëndimore.
Presidenti Zelensky e jeton luftën në vijën e parë dhe nuk ka preferuar t’ia mbathë dhe të mos kërkojë një vend të sigurtë, por ka vënë në siguri familjen e tij, e cila që prej një muaji jeton në vend të mbrojtur dhe sekret.
Bashkëshortja e tij, Olena Zelenska, ka vendosur të thyejë heshtjen me një intervistë për gazetën franceze Le Parisien, ku ka treguar javët e saj të luftës që i kalon në një strehë sekrete dhe impenjimin personal për organizimin e largimit të fëmijëve të sëmurë. “Nuk do ta lëmë armiun që të vrasë fëmijët tanë”, ka thënë Olena Zelenska, që prej disa ditësh është pjesë e të ashtuquajturve “karvanet e jetës”. Bëhet fjalë për një operacion shpëtimi të paprecedenteë i realizuar në bashkëpunim me First Lady-n e Francës dhe të Polonisë. Në momentet e para, fëmijët që po kuroheshin kundër kancerit ishin spostuar nëpër bunkere, ku u sollën dhe reparte emergjence për terapitë, por vazhdimi i luftës e bëri të vështirë këtë drejtim.
”Disa do të rrinë në Poloni, të tjerë do të nisen në Francë, në Itali, Gjermani, Shtetet e Bashkuara, në Kanada...", shpjegoi Olena Zelenska, duke nënvizuar se fëmijët nuk do të ndahen nga të afërmit e tyre, por që mund ti vazhdojnë kurat në një ambient, që edhe pse i panjohur, mundtë mbështeten në fytyrat miqësore të prindërve. Sigurisht që asistenca e jashtme mjekësore për fëmijët do të jetë falas.
Në intervistë, Olena Zelenska citon një rast emblematik, atë të vogëlushes Anya, 12 vjeç, nga Kievi. “Kishte vetëm pak cikle kimioterapie përpara fundit të trajtimit të saj. Lufta do t’ia kishte ndaluar këtë fitore? Kurrë. Nuk mund ta lejonim”, thotë me vendosmëri First Lady e Ukrainës. Por janë të shumta emergjenca shëndetësorë në një vend në luftë, nuk janë vetëm fëmijët e sëmurë me kancer. Nga fillimi i konfliktit, për shembull, janë “më shumë 4.000 bebe të lindur në nëntokë, metro, në strehimet anti-bombë dhe me raste edhe në maternitetet e bombarduara si në Mariupol".