Gjenerali rus Sergei Surovikin, i përfolur si aleat i shefit të "ëagner", Evgeny Prigozhin, është shkarkuar nga posti i tij, dhe i është caktuar masa arrest në shtëpi.
Mediat e perëndimore kanë raportuar sot se Surovikin është "në arrest shtëpie", nuk mund të largohet nga banesa, por të tjerët mund ta vizitojnë atë.
Lajmin e kanë raportuar edhe disa "blog"-e ushtarake në Rusi, ndonëse nuk ka ende një konfirmim zyrtar.
Surovikin, i njohur si "Gjenerali Armagedon" për strategjitë e tij agresive ushtarake në Çeçeni dhe Siri duke shkaktuar numër të madh viktimash civilë, nuk është parë në publik që nga përpjekja e "ëagner" për të marshuar në Moskë në qershor.
Sergei Surovikin akuzohet se duke mbështetur regjimin e Asadit, ka përdorur gaz sarin, fosfor dhe municione shpërthyese, tre armatime të ndaluara nga konventat ndërkombëtare.