FOTO/ Shkatërrohet shtëpia e Al Capone, sundimtarit të perandorisë së krimit!

16 August 2023, 10:18Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
FOTO/ Shkatërrohet shtëpia e Al Capone, sundimtarit të
Al Capone, mafiozi i famshëm i cili sundoi një perandori krimi

Vila madhështore ku jetoi dhe vdiq Al Capone, mafiozi i famshëm i cili sundoi një perandori krimi, është shkatërruar plotësisht.

Sipas pamjeve të publikuara nga mediat lokale në Miami, shtëpia e gangsterit u shkatërrua pavarësisht përpjekjeve për ta ruajtur atë.

Një organizatë e ruajtjes së trashëgimisë arkitekturore mblodhi pa sukses mijëra nënshkrime për të parandaluar prishjen e shtëpisë së Al Capone.

Rezidenca ishte në gjendje të mirë pas një rinovimi miliona dollarësh. Restauruesit theksuan se prishja e saj do të ishte “humbje e një pjese të rëndësishme jo vetëm të historisë lokale, por edhe asaj të Shteteve të Bashkuara”.

Vlera e shtëpisë gjigande ishte 15.5 milionë dollarë. Al Capone e bleu atë në 1928 për 40,000 dollarë, pak para se të kapej nga autoritetet.

Si shtëpi ajo u ndërtua në vitin 1922, më një stil spanjoll, duke përfshirë një pishinë, një plazh privat dhe shtatë dhoma. Al Capone ishte pronar i asaj vile deri në vdekjen e tij më 25 janar 1947, 48 vjeç.



Video