Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë njoftuar një paketë ndihme ushtarake prej 200 milionë dollarësh për Ukrainën.
Sekretari Amerikan, Antony Blinken, tha se ndihma ushtarake amerikane prej 200 milionë dollarësh është dërguar në Ukrainë, tha Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken .
"Sot ne njoftojmë dërgesat e armëve dhe pajisjeve në vlerë prej 200 milionë dollarësh në Ukrainë. Mbrojtja ajrore dhe municionet do të mbështesin Forcat e Armatosura të Ukrainës në luftën për të mbrojtur sovranitetin, territorin dhe popullin e vendit të tyre", deklaroi Blinken.
Në një postim në Twitter, presidenti ukrainas Volodomyr Zelensky ka falenderuar presidentin dhe Kongresin Amerikan.
"Falenderoj Presidentin e SHBA-së, Joe Biden, Kongresin Amerikan dhe popullin amerikan për një paketë të re ndihme prej 200 milionë dollarësh. Raketat e mbrojtjes ajrore, municionet e artilerisë, sistemet e pastrimit të minave dhe armët antitank do të rrisin fuqinë e mbrojtjes së forcave tona. Një hap tjetër drejt fitorja jonë e përbashkët!", shkroi në Twitter Zelensky.