"Erdhët dhe na zutë vendet e punës", britaniku burgoset për racizëm ndaj polakut që e ngatërroi për shqiptar

14 August 2023, 16:04Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Erdhët dhe na zutë vendet e punës", britaniku burgoset
Foto ilustruese: Policia në Britani


Një shtetas britanik është burgosur për racizëm, pasi sulmoi një roje sigurie nëntorin e kaluar në një dyqan të John Leëis.

49-vjeçari Desmond Thompson debatoi me rojen e sigurisë teksa po shihte parfumet brenda dyqanit. Roja tha se veprimet e Thompson iu dukën të dyshimta dhe u afrua për ta konfrontuar.

Në atë moment 49-vjeçari nisi ta ofendojë duke i thënë: "Bën mirë të kthehesh në Shqipëri nga ke ardhur. Do e shkatërroj të gjithë dyqanin. Ju keni ardhur këtu dhe na keni zënë vendet e punës".

Por kur roja i sigurisë iu përgjigj se nuk është shqiptar, por polak, ai ia ktheu: "Prapë nuk je anglez, apo jo?".

Gjykatësja tha se Thompson kishte 182 shkelje të mëparshme, 3 prej të cilave me motive raciste. Ajo vendosi ta dënojë me 3 muaj burg.


Video